Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike vizitojnë ambientet e administrimit dhe monitorimit të shërbimeve të qeverisë

13 Nëntor 2023
Students of the Faculty of Computer Sciences visit the administration and monitoring facilities of government services

Studentët nga programi Siguri Kibernetike i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB kanë vizituar ambientet e punës ku administrohen dhe monitorohen shërbimet e Qeverisë së Kosovës.

Ata të shoqëruar nga profesori Gani Zogaj u njohën në detaje me këtë mjedis të punës me qëllim që të fitojnë njohuri praktike.

Vizitat e tilla mbushin hendekun në rritje midis mësimit teorik dhe ekspozimit praktik. Po ashtu iu ofrojnë studentëve mundësi për të takuar udhëheqës të industrisë, profesionistë dhe politikbërës që ndajnë njohuritë bashkë me përvojat e tyre.

Këto ndërveprime janë të dobishme për studentët në karrierën e tyre pasi i ndihmojnë në zhvillimin e cilësive të lidershipit, aftësive profesionale si dhe shtimin e njohurive rreth fushës së teknologjisë e informacionit.

Share: