Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike vizituan kompanitë “SESAHR COLLECTION USA” dhe “DIBA CELINA” në Prizren, ku prezantuan sistemin ScanMate – Sistemi për Menaxhimin e Stokut.
Ky sistem është krijuar në kuadër të projektit studentor të financuar nga Kolegji AAB. Projekti udhëhiqet nga studentja Elonë Haxhaj, me anëtarët Anjeza Veselaj, Anton Azizi dhe Vullnet Polloshka, nën mentorimin e profesorit Engin Melekoglu dhe monitorimin e Zyrës për Projekte në kolegjin AAB. Gjatë prezantimit të sistemit studentët shpjeguan funksionalitetet e tij, duke treguar se si ScanMate ndihmon bizneset në menaxhimin dhe gjurmimin e stokut në mënyrë më efikase përmes skanimit të QR kodeve. Përfaqësuesit e firmave dhanë komente konstruktive dhe diskutuan për mundësitë e implementimit të sistemit në bizneset e tyre.
Kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët që të ndajnë njohuritë e tyre dhe të lidhen me tregun e punës, duke marrë përvoja praktike nga bizneset reale. Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit profesional dhe inovacionit në fushën e teknologjisë dhe Kolegji AAB do vazhdoj të mbështes projekte të tilla edhe në të ardhmen.