Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkomëbtare të librit për fëmijë, Fakulteti i Shkencave Sociale organizoi aktivitet të përbashkët me fëmijët e kopshtit “Smiley”. Ky aktivitet kishte karakter edukativo arsimor ku studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale për fëmijët lexuan; përralla, tregime të ndryshme, poezi, etj…
Fëmijët dhe edukatoret e Kopshtit “Smiley” u ndanë tejët të kënaqura nga ky organizim i studentëve të Fakultetit Shkenca Sociale. Ato thanë se studentët u treguan mjaft të përgatitur profesionalisht si dhe treguan kujdes të veçantë gjatë trajtimit të fëmijëve.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale si dhe prof. Alberita Bytyqi.