Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, realizuan një vizitë në Klinikën e Pediatrisë të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSUK), ku fëmijëve të këtij reparti ju dhuruan një pjesë të punimeve dhe veprave të tyre, të cilët i kanë prezantuar në ekspozitën, që është mbajtur në ambientet e AAB, për nder të festës së 28 Nëntorit – shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Studentët u mirëpriten nga drejtori i kësaj qendreje, dr. Muharrem Avdiu, dhe doktoresha dr. Arbnore Kepuska, të cilët mbajtën një prezantim para studentëve, duke i njoftuar ata mbi veprimtarinë dhe shërbimet që i ofron kjo qendër. Drejtori Avdiu shprehu gatishmërinë edhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Kolegjin AAB.
Në vizitë bashkë me studentët ishte edhe prodekanja e këtij fakulteti Elizabete Musliu dhe mësimdhënësja Alberita Bytyqi.