Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, në bashkëpunim me një grup të studentëve të drejtimi Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve të këtij institucioni, të shoqëruara nga mësimdhënësja Alberita Bytyqi, vizituan Kopshtin “Ardhmënia”, në Prishtinë.
Përveç vizitës studentët e AAB-së shfaqën edhe një program me karakter edukativ- recituan poezi dhe tregime për fëmije.
Fëmijët dhe edukatoret e Kopshtin “Ardhmënia” u ndanë të kënaqur nga ky organizim i studentëve të AAB – së.
Në fund të këtij aktivitetit, studentët e AAB-së i shpërblyen fëmijët me nga një libër me poezi për fëmijë.
“Gjatë realizimit të këtij aktiviteti studentët tanë dëshmuan se Fakulteti i Shkencave Sociale është duke punuar me përkushtim të madhe në përgatitjen e tyre”, ka thënë mësimdhënësja Alberita Bytyqi.