Studentët e Juridikut në AAB, do të kryejnë praktikën në Gjykatat Themelore dhe në Gjykatën e Apelit të Kosovës

22 Tetor 2019

Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB, fillimin e vitit akademik 2019/20 e ka nisur me zgjerimin e listës së partnerëve dhe bashkëpunëtorëve akademik e profesional.

Ky fakultet, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Një marrëveshje e tillë ka për qëllim krijimin e kushteve për kryerjen e punës praktike të studentëve që janë pjesë e këtij fakulteti.

Ky bashkëpunim u nënshkrua nga dekani i Fakultetit Juridik në Kolegjin AAB, prof.ass.dr.Veton Vula dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z.Skender Çoçaj. Studentët do të kenë mundësi kryerjen e punës praktike në Gjykatat Themelore në Kosovë dhe atë të Apelit.

Secili bashkëpunim i Kolegjit AAB ka për qëllim avancimin profesional të studentëve në fushat të cilat studiojnë dhe që janë pjesë e jona.

 

Share: