Studentët e Juridikut të Kolegjit AAB në Gjakovë praktikën profesionale po e kryejnë në Prokurorinë Themelore

28 Maj 2019

Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, dega në Gjakovë: Argenita Hasanaj, Anita Rexha, Elvira Hoti, Baki Krasniqi dhe Ylli Sharani, kanë filluar praktikën profesionale në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

Ata janë përzgjedhur në këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë,  në bazë të suksesit të lartë që kanë treguar në studime.

Praktika do të zgjasë tre muaj, ndërsa studentët thanë se po praktikojnë mësimet teorike të marra gjatë studimeve në Fakultetin Juridik. Ata gjithashtu potencuan se kjo praktikë po ju ndihmon që të njohin njerëz të ri dhe të aftësohen me njohuri të reja rreth Prokurorisë Themelore.

Vlen të theksohet se Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB tashmë ka vënë bashkëpunim me dhjetëra institucione, në shumicën e të cilave edhe studentët kanë mundësi të kryejnë punë praktike profesionale.

Share: