Studentët e fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, kampusi i Gjakovës, së bashku me stafin akademik, tashmë kanë krijuar traditën sa i përket aktiviteteve humanitare në prag të festave të fundvitit.
Është viti i tretë me rradhë që ata shprehin dëshirën dhe gatishmërinë për t’ i ndihmuar familjet në nevojë. Këta studentë të vullnetit të mire, së bashku, kanë arritur të mbledhin fonde të mjaftueshme për të blerë gjëra ushqimore për familjet në nevojë.
Studentët u shprehën të lumtur që sadopak patën mundësi t’ i gëzojnë këto familje në këto ditë feste, duke thënë se iniciativa si kjo sot dëshmon se me vullnet dhe ide konkrete mund të përmirësojmë mirëqenien e këtyre familjeve në nevojë, duke shpalosur solidaritetin si virtyt të shoqërisë sonë.
Ish studentja e Kolegjit AAB, Rrezarta Mustafa e cila sot është menaxhere në një organizatë holandeze, në mënyrë vullnetare së bashku me asistenten Zana Nura i dërguan pakot me ushqim tek këto familje.
Familjet, falënderuan Kolegjin AAB për një vizitë të tillë me karakter humanitar.