Studentët e Kolegjit AAB, dega në Gjakovë, vizituan Fabrikën “Intertex”

19 Maj 2017

Studentët e Fakulteti Ekonomik të Kolegjit AAB, dega në Gjakovë, vizituan Fabrikën “Intertex” , e cila punon për brende të njohura botërore.

Studentët përpos procesit të prodhimit u njoftuan se si bëhet porosia e lëndës së parë, si bëhet regjistrimi i tij nëpër libra të kontabilitetit, si eksportohet lënda e përpunuar dhe nga afër panë të  gjitha fazat e procesit të prodhimit.

Menaxheri i Prodhimit, Blend Dashi, tha se fabrika “Intertex” punon në tre ndërrime dhe prodhon çanta të markave më të njohura botërore, si: “The Bridge”, “Guess”, “Iceberg”, “Trussardi”, “Max&Co”, “Prada”, “Gucci”, pastaj jelek-antiplumb për ShBA, mbulesa për automjete të Vokswagen, Volvo, të gjitha këto nën emërtimin “Made in Kosova” .

Ndërsa, mësimdhënësi Visar Qarkaxhija, njoftoi se udhëheqësia e kësaj fabrike, duke parë nivelin e përgatitjes së studentëve, i ka ftuar ata që në fund të studimeve të shohin fabrikën “Intertex” si mundësi për punësimin e tyre.

Share: