Me ftesë të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, një grup studentësh të Kolegjit AAB morën pjesë në organizimin e festimit të ditëlindjes së 92-të, të Mbretëreshës Elizabeth II.
Me këtë rast, pjesë e organizimit ishte edhe debati “Brit Talks”, ku mori pjesë edhe ambasadori Ruairí O’Connell dhe figura të rëndësishme publike e akademike.
Studentët patën rastin të zhvillojnë një debat interaktiv me prof. Iraj Hashi nga Universiteti Sttafordshire, i cili para tyre tha se ekzistojnë raste të pakta që njerëzit e arritur janë ulur dhe kanë pritur që gjërat të ndodhin vet, ata janë ngritur dhe i kanë realizuar ato duke mos u ndalur së punuari, andaj edhe ju si ekonomist të rinj duhet ta bëni të njejtën gjë.
Ndërsa, studentët thanë se ky takim me persnonalitete të shquara të Britanisë së Madhe u shërbeu si një përvojë e rëndësishmë për karrierën e tyre.