Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB në bashkëpunim me organizatën joqeveritare për fëmijët pa kujdes prindëror (OFAP), kanë zhvilluar një aktivitet humanitar për festat e fundvitit.
Ky aktivitet u zhvillua përmes një ekspozite ku u paraqitën punimet e pjesëmarrësve, të cilat ishin në shitje bashkë me kartolinat me motive festive.
Mjetet e grumbulluara do të dhurohen për fëmijët të cilat janë me familje strehuese të mbështetura nga OFAP.