Studentët e Kolegjit AAB në bashkëpunim me OJQ OFAP organizojnë aktivitet humanitar për fundvit

19 Dhjetor 2023
Students of AAB College in cooperation with NGO OFAP organize a humanitarian activity for the end of the year

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB në bashkëpunim me organizatën joqeveritare për fëmijët pa kujdes prindëror (OFAP), kanë zhvilluar një aktivitet humanitar për festat e fundvitit.

Ky aktivitet u zhvillua përmes një ekspozite ku u paraqitën punimet e pjesëmarrësve, të cilat ishin në shitje bashkë me kartolinat me motive festive.

Mjetet e grumbulluara do të dhurohen për fëmijët të cilat janë me familje strehuese të mbështetura nga OFAP.

Share: