Një numër i madh i studentëve të Kolegjit AAB morën pjesë në aktivitetin “Let’s Go Hiking” të organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit bashkë me Unionin Studentor.
Aktiviteti u zhvillua në Shalën e Bajgorës, ku stafi dhe studentët patën një ditë relaksuese ndërsa shijuan bukuritë natyrore.
Organizime të tilla nga Unioni Studentor dhe fakultetet e Kolegjit AAB, ndikojnë që studentët të krijojnë përvoja të këndshme përtej jetës akademike si dhe të shoqërohen me njëri tjetrin.