Studentët e Kolegjit AAB pjesë e rekreactionit “Let’s Go Hiking” nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Unionit Studentor

29 Prill 2024
AAB College students part of the recreation "Let's Go Hiking" by the Faculty of Physical Culture and the Student Union

Një numër i madh i studentëve të Kolegjit AAB morën pjesë në aktivitetin “Let’s Go Hiking” të organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit bashkë me Unionin Studentor.

Aktiviteti u zhvillua në Shalën e Bajgorës, ku stafi dhe studentët patën një ditë relaksuese ndërsa shijuan bukuritë natyrore.

Organizime të tilla nga Unioni Studentor dhe fakultetet e Kolegjit AAB, ndikojnë që studentët të krijojnë përvoja të këndshme përtej jetës akademike si dhe të shoqërohen me njëri tjetrin.

Share: