Studentët e Kolegjit AAB pjesë e trajnimit me eksperten Anca Prisacariu

20 Shkurt 2023
AAB College students part of the training with the expert Anca Prisacariu

Është mbajtur për herë të parë në një institucion të arsimit të lartë, trajnim për mënyrat e përfshirjes së studentëve në procedurat e sigurimit të ciësisë, në politikbërje dhe vendimmarrje.

Ky trajnim u zhvillua nga ekspertja ndërkombëtare Dr. Ana Prisacariu, nga Instituti Amerikan i Shkencave të Aplikuara në Zvicër. Studentët e Kolegjit AAB mësuan informata shtesë në lidhje me nocionet kryesore të arsimit të lartë, si parimet e Bolonjës dhe një sërë çështjesh të tjera me rëndësi për rrugëtimin e tyre akademik.

Kolegji AAB, përmes këtyre trajnimeve mëson të rris përfshirjen e studentëve në proceset vendimmarrëse dhe politikbërëse të institucionit.

Share: