Është prezantuar projekti “Hapat e parë të Integrimit Evropian” nga studentët e Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, në gjimnazin “Ulpiana” të komunës së Lipjanit. Ky prezantim u bë në kuadër të lëndës “Impakti i Bashkimit Evropian në shtetndërtimin e Kosovës”, pjesë e projektit Erasmus+.
Tema fokusohej në hapat që duhet ndjekur shteti i Kosovës për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe kriteret që janë plotësuar deri tani në këtë proces.