Një grup i studentëve të Fakultetit të Shkencës Kompjuterike të Kolegjit AAB, realizuan projektin “Matësi i kualitetit të ajrit – senzori: Senzori: PPD24”, i cili ka për qëllim kalkulimin dhe matjet e nivelit të ndotjes së ajrit nëpër lokacione të ndryshme në Kosovë, për të përmirësuar gjendjen aktuale përmes propozimeve konkrete të cilat mund të ulin ndotjen e ambientit.
“Duke e konsideruar se në Kosovë për momentin nuk kemi mundësi për llogaritjen e kualitetit të ajrit, studentët e Fakultetit të Shkencës Kompjuterike, e kanë parë të arsyeshme dhe konsideruar që të krijojnë pajisje dhe mundësi për matjen e kualitetit të ajrit”, tha mësimdhënësi Altin Shala.
Ndërsa studentët Shpat Berzati dhe Iris Efendiu, shtuan se gjatë realizmit të projektit do të mund të mbledhim matje të cilat mund të përpunohen dhe mund të shfrytëzohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me komunat e Kosovës, për përmirësimin e kualitetit të ajrit.
Pajisjet për realizimin e këtij projekti janë përdorur nga teknologjia e fundit dhe në bazë të standardeve të senzorëve kimik.
Projekti është realizuar nga studentët: Shpat Berzati, Iris Efendiu dhe Jeton Dermaku, ndërsa është mbikëqyrur nga mësimdhënësit Arianit Maraj dhe Altin Shala.