Në Kolegjin AAB sot është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “ELKOS” Group, marrëveshje kjo e cila siguron realizimin e punës praktike të studentëve të fakulteteve: Administratë Publike, Juridik, Ekonomik, Shkenca Kompjuterike, Psikologji dhe Arte.
Kjo marrëveshje e cila u nënshkrua nga zëvendësrektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi dhe Ariana Gjevukaj, menaxhere e Burimeve Njerëzore pranë kompanisë “ELKOS” Group, do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ri akademik 2018/19.
Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucione të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës të cilat shërbejnë për zhvillimin profesional të mëtejmë të studentëve.