Studentët e Kolegjit AAB tash e tutje do të kryejnë punën praktike me pagesë edhe në kompaninë “ELKOS” Group

Në Kolegjin AAB sot është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “ELKOS” Group, marrëveshje kjo e cila siguron realizimin e punës praktike të studentëve të fakulteteve: Administratë Publike, Juridik, Ekonomik, Shkenca Kompjuterike, Psikologji dhe Arte.

Kjo marrëveshje e cila u nënshkrua nga zëvendësrektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi dhe Ariana Gjevukaj, menaxhere e Burimeve Njerëzore pranë kompanisë “ELKOS” Group, do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ri akademik 2018/19.

Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucione të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës të cilat shërbejnë për zhvillimin profesional të mëtejmë të studentëve.

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO