Në Kolegjin AAB është mbajtur një debat mes studentëve të Fakultetit të Gjuhës Angleze dhe studentëve nga Greqia. Iniciativa për debat është marrë nga Shtëpia Botuese “Tenda”, si një nga partnerët e Kolegjit AAB. Ky debat fokusohej në shkëmbimin e informacioneve, përvojave dhe krahasimin e tyre mes studentëve kosovarë dhe atyre grekë. Ndër të tjera ata përmendën ngjashmëritë, dallimet dhe mënyrën e jetesës që kanë studentët nga dy anët.
Tutje u fol edhe për jetën studentore, angazhimet dhe detyrat që kanë para vetes, bashkë me sukseset e shënuara deri tani qoftë në aspektin indivudal dhe atë grupor.