Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB në kuadër të lëndes: “E Drejta e Punës”, së bashku me profesorin e lëndes, dr. Ylber Aliu, kanë zhvilluar një vizitë në Zyrën e Punësimit (QRP) në Ferizaj.
Qëllimi i vizitës ishte njoftimi i studentëve me organizimin dhe funksionimin e kësaj zyre, me theks të veçantë me programin e punësimit në Komunën e Ferizajt.
Në këtë takim, studentët e AAB-së u pritën nga drejtori i QRP-së në Ferizaj, Luan Jahiri, i cili i njoftoi studentët me shërbimet që ofron kjo zyrë, si dhe me masat aktive të tregut të punës.
Drejtori Jahiri u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me Kolegjin AAB si dhe për t’iu mundësuar studentëve realizimin e praktikës profesionale pranë kësaj Zyre.
Po ashtu, studentët në këtë takim zhvilluan një bashkëbisedim edhe me stafin e QRP-së, ku shprehen interesimin e tyre lidhur me programet dhe projektet e punësimit, këshillimet, ndërmjetësimet si dhe për migrimet e rregullta për punë.