Studentët e Kolegjit AAB ishin pjesë e debatit “Brit Talk”, të organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë

29 Prill 2017

Studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, si: Edita Thaqi, Valbona Hoxha, Floriana Vidishiqi, Ermelina Avdimetaj, Egzontina Ademaj, Doruntina Alshiqi, Donika Blaku dhe Enis Azemi,morën pjesë në debatin“Brit Talk”, të organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Në këtë debat mori pjesë edhe ambasadori z. Ruairí O’Connell dhe figura të rëndësishme të skenës politike dhe intelektuale që përfaqësonin Britaninë e Madhe, si Robert Wilton, Adrian Davies dhe Jehona Gjurgjeala, ku folën për rëndësinë e punës vullnetare dhe përfitimet që mund t’i kenë nga to, duke u bazuar në përvojën e tyre personale.

“Neve si një brezi të ri, debati na dha pikëpamje të qartë për të ardhmen, se si të vetëdijesohemi për rëndësinë e pjesëmarrjes nëpër aktivitete të tilla vullnetare”, tha Edita, duke shtuar se ky debat ishte mjaft i dobishëm.

Share: