Studentët e Kriminalistikës vizituan Departamentin e Mjekësisë Ligjore

23 Mars 2016

Studentët e Fakultetit Juridik të drejtimit Kriminalistikë të Kolegjit AAB, dega në Prishtinë, në kuadër të lëndës “Mjekësi ligjore”,  të shoqëruar nga mësimdhënësit Arsim Gërxhaliu dhe Ganimete Ismajli, realizuan një vizitë studimore në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.

Studentët  u njoftuan  për së afërmi me;  organogramin e DML- së,  te  pjesa klinike se si bëhet  ekzaminimi i personave  dhe marrja e mostrave biologjike,  te Laboratori i Toksikologjisë,  përpunimi i mostrave deri te leximi i rezultateve të gasmaschromatograf, kurse te Salla e Autopsive, tek rastet antropologjike studentët patën mundësi  nga afër të shohin  rastet e skeletizuara nga lufta e fundit në Kosovë dhe si merren mostrat e pjesëve kockore për analizë të ADN-së, etj

Pas mbarimi të vizitës në fjalë,  studentët rekomanduan që vizitat tilla profesionale të organizohen edhe në institucione  tjera që ka vendi dhe më gjerë.  

Share: