Studentët e Psikologjisë pjesë e marshit sensibilizues “Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë”

2 Prill 2019

Sot në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, në mesin e qindra qytetarëve të Kosovës, marshit sensibilizues nën moton “Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë”, iu bashkuan edhe studentët e Psikologjisë.

Psikologët e ardhshëm, studentët të Kolegjit AAB, me këtë rast shpërndanë edhe fletushkat informuese në lidhje me Autizmin, të cilat janë përgatitur nga vet ata në bashkëpunim me stafin e Fakultetit të Psikologjisë.

Kujtojmë se në kuadër të aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin, ditë më parë Fakulteti i Psikologjisë dhe Fakulteti i Komunikimit Masiv, në bashkëpunim me Shoqatën “Autizmi” organizuan tryezë diskutimi në temën “Autizmi-mbështetja psiko-sociale nga komuniteti dhe roli i medias”.

 

 

Share: