Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB, një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së vet ia ka kushtuar edhe angazhimit të studentëve në praktika profesionale.
Gjatë kësaj periudhe, një grup studentësh janë duke kryer praktikën profesionale në Caritas Kosova – Prizren.
Dy studentet Fitore Lumi dhe Hana Çafleshi, të cilat po kryejnë praktikën në këtë institucion, thanë se ndihen mjaft të lumtura për mundësinë e ofruar nga Kolegji AAB për të mbajtur punën praktike në një organizatë të tillë siç është Caritas Kosova, e cila sipas tyre, do të mbetet njëra ndër eksperiencat më të vlefshme studentore.
Gjithashtu dekania e Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB, Mimoza Kamberi tha se është mjaft e kënaqur me studentët, të cilët ajo thotë se me sukses të lartë po demonstrojnë njohuritë e tyre teorike edhe në praktikë profesionale.
“Pothuajse në shumicën e rasteve nga mbikëqyrësit e praktikës, ne marrim edhe komente të shkëlqyera për performancën e studentëve, gjë që na bën të ndihemi krenar dhe na motivon edhe më shumë gjatë punës me ta”, tha dekania Kamberi.