Studentët e Shkencave Kompjuterike filluan me kursin për sigurinë kibernetike “Basics of Web Penetration Testing”

5 Nëntor 2018

Pas fillimit të suksesshëm të trajnimit për gjuhën programuese “Java”, në laboratoret e Kolegjit AAB sot filloi edhe një  trajnim tjetër për sigurinë kibernetike, “Basics of Web Penetration Testing”.

Në javën e parë u fol rreth testimit të web-penetrimit, bazat e sistemit operativ linux si dhe një vështrim mbi veglat e Kali Linux. Gjatë dhjetë javëve sa do të zgjasë trajnimi, studentët pjesëmarrës do të kenë mundësi të mësojnë tema si: Introduction to Web Application (Bug Hunting), Getting into Web Penetration Testing Tools, Basic Steps to find vulnerabilities in Web Application, XSS / SQL / RCE / LFI / RFI, How to create a Penetration Testing Report, etj..

E veçanta më e madhe e këtij trajnimi është se trajnimi do të mentorohet nga Florian Kunushevci, i cili tashmë është dëshmuar si ekspert i sigurisë kibernetike, me arritje të jashtëzakonshme profesionale dhe pjesëmarrje në konferenca e forume të rëndësishme ndërkombëtare.

Përfundimi i këtij kursi do t’ i japë një fokus të veçantë hulumtimit të dobësive në njërën prej kompanive të mëdha, si: ESET, Microsoft, Dell, Intel.

Share: