Tradita e bashkëpunimeve me organizatën jo qeveritare NDI ka vazhduar edhe këtë vit akademik, ku studentët e Kolegjit AAB, të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike janë angazhuar në një projekt që ndihmon në masë të madhe punën e organizatës në fjalë, duke ju automatizuar shumë procese. Njëkohësisht ky bashkëpunim u shërben studentëve që përveç njohurive profesionale mbi zhvillimin e aplikacioneve reale, të fitojnë edhe një certifikatë ndërkombëtare si dhe në fund të plotësojnë programin e praktikës feriale si obligim gjatë studimeve.
Gjatë kësaj periudhe 3 mujore studentët do të zhvillojnë një aplikacion voluminoz duke përdorur teknologjitë dhe infrastrukturat më bashkëkohore. Për studentët do te jetë një mundësi shumë e mirë që njohuritë e fituara gjatë periudhës se studimeve t’ i përdorin në praktikë. Ata u shprehën shumë të lumtur për këtë mundësi që po i ofron Kolegji AAB, konkretisht Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.
Studenti Fitim Istrefi thekson “Kjo përvojë do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në avancimin e tij profesional si zhvillues i softuerit. Edhe studentët e tjerë ishin tejet të entuziazmuar për këtë përvojë të re.
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike vazhdimisht tenton të ofrojë bashkëpunime dhe praktika të tilla për studentët e saj, në mënyrë që ata të përfitojnë nga praktika profesionale, punë kjo e cila është mundësia më e mirë për t’u përgatitur për tregun e punës.