Studentët e Shkencave Kompjuterike prezantuan punën semestrale të realizuar edhe në projekte

1 Qershor 2016

Studentët e vitit të II-të dhe të III-të të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, prezantuan për të interesuarit e teknologjisë projektet e tyre të realizuara në kuadër të të gjitha lëndëve që janë zhvilluar në semestrin veror 2015/16.

U prezantuan këto projekte: Projekti me parkingun me njehsor elektronik – i projektuar me PLC, projektet me Arduino – 1, në të cilin përmes fotosenzorëve ndryshohet intensiteti i dritës ,Arduino – 2, përmes inputeve të ndryshme ndryshohen fjalët dhe Arduino –3, përmes butonit hapet dhe mbyllet motori, ndërsa, projektet me robotët NAO – Robotët NAO, të cilët janë programuar me gjuhën programuese Python për të bërë kërcimin ‘Gangam Style’, ‘Macarena’ dhe ushtrime Yoga, etj..

Projektet softverike – programimi i aplikacioneve softuerike e-Komuna, e-Shëndetësia, e-Turizmi, dhe Menaxhimi i Kinemave përmes gjuhëve programuese PHP dhe C#., projekte të përfunduara komplet të cilat bëjnë menaxhimin e sektorëve në fjalë në formë softuerike. Po ashtu u prezantua edhe projekti me printerin 3D – përmes të cilit studentët kanë modeluar me softverët adekuatë forma të ndryshme tredimenzionale të gatshme për printim.

Gjatë prezantimit të këtyre projekteve, përveç studentëve dhe një numri të madh të maturantëve të shkollave të mesme dhe stafit akademik të këtij fakulteti, prezentë ishin edhe profesorë të fakulteteve të tjera.

Dekanja e këtij fakulteti, Blerta Prevalla, ka thënë se kjo është punë një semestrale dhe e pandashme e studentëve tanë, të cilët sot për ne stafin akademik dhe për ta është sukses, që të prezantosh projekte të tilla, e të cilat lidhen direkt me planprogramin e këtij fakulteti. Sipas saj, këto projekte edhe në jetën e përditshme hynë në funksion dhe në shërbim për çdo sektor të caktuar.

Ndërsa edhe studentët u shprehën tejet të kënaqur me njohuritë e fituara në lëndët e caktuara gjatë semestrit që shkoi. Bashkim Bajrami dhe Shpreson Koca, studentë të vitit II, kanë thënë se p.sh nga lënda e Robotikës, po edhe nga lëndët tjera,kemi mësuar në detaje për realizmin e projekteve të robotëve. “Ndjekja e ligjëratave dhe puna praktike dhe hapësira që po na ofron Fakulteti i Shkencave Kompjuterik edhe po na përgatitë që të jemi të gatshëm për tregun e punës”, ka thënë Bashkimi, i cili me kolegët e tij ka arritë të bëjë realizmin e projekteve të vallëzimeve me Robotët NAO.

Studentët te cilët kanë marrë pjesë në realizimin e projekteve: Shkëlqim Miftari, Dardan Prebeza, Milot Shala, Shqiponja Ajeti, Marigona Krelani, Mimoza Sadiku, Fatos Sogojeva, Shpreson Koca, Arbnor, Arbon Qorri, Daut Krasniqi Banush Dragusha, Nuredin Krasniqi, Bashkim Bajrami, Rina Doda, Leutrina Bajrami, Diar Lushtaku dhe Edon Bublaku. 

Share: