Në kuadër të lëndës “Sensorët dhe Interfejsët”, studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike prezantuan projektet e reja të realizuara gjatë semestrit veror. Projektet e përfunduara nga studentët mund të aplikohen edhe në teknologji si: Smart Home, Smart City si dhe te menaxhimi i sistemeve të automatizuara.
Duke i vlerësuar lart projektet e realizuara nga studentët, Shkëlqim Miftari, mësimdhënës i lëndës bëri të ditur se disa nga projektet e realizuara janë: Menaxhimi i paneleve sipas kushteve atmosferike, Sistemi i alarmimit të zjarrit, Magic Mirror, Përdorimi i Raspberry Pi për komunikim – CryptoTuring, Makina CNC përmes Arduinos, Arduino & RGB Led Strip (LED në pistën e aeroplanëve), Paraqitja e numrave digjital, etj..
Për realizimin e këtyre projekteve studentët kanë përdorur pajisje si Arduino, Raspberry Pi, PLC, kontrollerë të tjerë elektronikë, module tjera speciale të arduinos të cilat gjejnë zbatim në teknologjitë e Smart Home dhe Smart City si dhe elemente tjera elektronike e mekanike.