Studentët e Shkencave Kompjuterike vizituan Panairin e Parë Ndërkombëtar “HI-TECH SHOW”

26 Maj 2015

Mbi 60 studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në AAB, në koordinim me disa nga anëtarët e stafit akademik si, Ermir Rogova, Fatime Gashi, Krenar Kepuska, Shpend Lutfiu dhe Valdete Daku, gjatë këtyre ditëve vizituan Panairin e Parë Ndërkombëtar “HI-TECH SHOW”, në Tiranë.

“Studentët nga afër patën mundësi të shohin arritjet më të fundit teknologjike, duke qartësuar më shumë edhe për vete, profesionin e tyre që e kanë përzgjedhur dhe mundësitë e zhvillimit të tyre profesional”, ka thënë mësimdhënësja Fatime Gashi.

Gjatë vizitës në këtë panair, studentët patën mundësi të shohin prezantimin e një printeri tre-dimensional (3D), avion ultra-light, megamonitor me LED, pajisje për fikjen e zjarrit, lajmërimi në krimit me telefon etj. Kurse nga sektori i komunikacionit ka pasur aplikacione për formën elektronike të gjobave me informata të detajizuara, si dhe sektorin e shitjeve ku ishin prezantuar produkte të markave të ndryshme si laptopë, USB, e produkte të tjera.

Përveç panairit studentët vizituan edhe “Muzeun Kombëtar”, dhe monumente të tjera historike në Tiranë.

Share: