Stafi akademik i Fakultetit të Stomatologjisë i Kolegjit AAB së bashku me studentët kanë bërë vizitë praktike në Kabinetin e Radiologjisë Stomatoligjike “Fotodent” në Prishtinë.
Gjatë kësaj vizite, përveç rëndësisë së përdorimit të pajisjeve imazherike në Stomatologji, studentët janë informuar edhe për rëndësinë e mbrojtjes nga rrezatimi i pacientëve, personelit dhe përcjellësve në kabinete të tjera.
Në këtë vizitë u diskutua edhe mundësinë e zhvillimit të orëve praktike të studentëve në të ardhmen.
Studentët theksuan se këto praktika u japin mundësi studentëve që të marrin eksperiencë, të zhvillojnë dijet e tyre praktike, si dhe të afirmohen duke rritur kështu jo vetëm përgatitjen e tyre, por edhe mundësitë për punësim.