Studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Shkëlqim Miftari, ka përfaqësuar denjësisht Kosovën dhe Kolegjin AAB në Kupën Botërore të Fitness Challenge për Meshkuj, në Santa Susanna Barcelonë.
Në një garë me konkurrencë të lartë dhe pjesëmarrje të atletëve më të mirë nga mbarë bota, Shkëlqimi arriti të klasifikohej në vendin e gjashtë, duke demonstruar nivel të lartë profesional, përgatitje të jashtëzakonshme dhe standarde të avancuara sportive.
Pjesëmarrja e Shkëlqimit në këtë kampionat erdhi pas shpalljes së tij kampion në garat kombëtare të mbajtura në muajin tetor, të organizuara në hapësirat e Kolegjit AAB në bashkëpunim me Federatën e Fitnesit dhe Bodybuilding-ut të Kosovës dhe Federatën Shqiptare të Fitnesit dhe Bodybuilding-ut.
Kolegji AAB vlerëson këtë sukses si një shembull të potencialit akademik dhe sportiv të studentëve, si dhe motivim për gjeneratat e reja që synojnë të arrijnë rezultate të tilla.

