Shpëtim Gecaj, student i vitit të parë në Fakultetin e Shkencës Kompjuterike, Kolegji AAB, ka fituar çmimin e dytë “The DAY when hacking is legal III”, në garën “Hackathon Challenge”, e organizuara nga komuniteti “Cyber Security and Privacy” që u mbajt gjatë këtij muaji në Prishtinë.
Në këtë garë, secili garues qoftë në mënyrë individuale apo grupore ka pasur tetë orë kohë të gjejë zbrazëtirat e sigurisë në webfaqet e përcaktuara paraprakisht, dhe për atë ditë kanë qenë të lejuara të bëhen ‘hack’.
“Çmimet janë ndarë nga personat që kanë qenë të ftuar nga organizatorët e garës në fjalë, ku unë dhe grupi i arritëm të marrim vendin e dytë. Kjo është një arritje e madhe për mua dhe për fakultetin ku studioj”, tha Shpëtim Gecaj.