Studenti Altin Mehmeti fillon praktikën në Zyrën e IT-së në Kolegjin AAB

25 Janar 2024
Student Altin Mehmeti begins his internship in the IT Office at AAB College

Altin Mehmeti, student i programit Siguri Kibernetike në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ka filluar praktikën në zyrën e IT-së në Kolegjin AAB.

Ai tha se bashkëpunimi me anëtarët e tjerë të stafit është një nga pikat kyçe që sjell rezultate në çdo vend pune, andaj kjo nuk mungon as në zyrën ku ai punon.

Ndër të tjera tregoi se përveç teorisë që ka mësuar në ligjëratat e deritanishme është duke i përsosur ato me anë të praktikës që e ndihmon shumë.

Kolegji AAB i kushton rëndësi të veçantë praktikës për studentët duke i angazhuar ata brenda institucionit, në mënyrë që të zbatojnë njohuritë e tyre dhe të krijojnë përvoja që iu kërkohen në tregun e punës.

Share: