Studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Endrit Shala ka përfunduar me sukses praktikën profesionale në Zyrën për Zhvillim Softueri në Kolegjin AAB.
Ai është certifikuar për kontributin e dhënë në praktikë, gjatë së cilës ka zhvilluar sistemin informativ për menaxhimin e universiteteve në të cilën ka përfshirë proceset që i përkasin studentëve, profesorëve dhe administratës.
Praktikat profesionale të cilat ofrohen vazhdimisht nga Kolegji AAB janë mundësi e volitshme për avancimin e studentëve dhe zbatimin e teorisë të zotëruar në situata pune.