Studenti Endrit Shala përfundon me sukses praktikën profesionale në Zyrën për Zhvillim Softueri në Kolegjin AAB

26 Mars 2024
Student Endrit Shala successfully completes the professional internship at the Software Development Office at AAB College

Studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Endrit Shala ka përfunduar me sukses praktikën profesionale në Zyrën për Zhvillim Softueri në Kolegjin AAB.

Ai është certifikuar për kontributin e dhënë në praktikë, gjatë së cilës ka zhvilluar sistemin informativ për menaxhimin e universiteteve në të cilën ka përfshirë proceset që i përkasin studentëve, profesorëve dhe administratës.

Praktikat profesionale të cilat ofrohen vazhdimisht nga Kolegji AAB janë mundësi e volitshme për avancimin e studentëve dhe zbatimin e teorisë të zotëruar në situata pune.

Share: