Studenti i AAB-së, Orhan Kurteshi fitues i vendit të parë në garat pranverore në Pingpong

3 Prill 2019

Studenti i Kolegjit AAB, Orhan Kurteshi, ka dalë fitues i  vendit të parë në kategorinë e meshkujve në pingpong në Garat Pranverore të Sportit.

Orhani, i cili në AAB studion në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, thotë se sportin e pingpongut e ka profesion të dytë dhe se nuk do ta lërë anash asnjëherë.

“Për mua sporti është një hobi dhe do të mbetet gjithmonë si profesion i dytë. Pingpongu në veçanti do të mbetet një aktivitet që nuk do të heqë dorë asnjëherë dhe do të mundohem të jem gjithmonë i suksesshëm”, tha ai.

Për studimet e tij në fushën e shkencave kompjuterike, Orhan Kurteshi thotë se synimi i tij është që të bëhet një inxhinier i suksesshëm në të ardhmen: “Unë studioj në Shkencat Kompjuterike në Kolegjin AAB, synimi im për të ardhmen është që të jem i përgatitur për t’ u bërë një inxhinier i suksesshëm, por, në këto lloj sporte dua të marr pjesë gjithmonë, pasi që tash e një kohë kam përvojë për sportin e pingpongut”, shtoi mes tjerash Kurteshi.

Ai gjithashtu falënderoi Kolegjin AAB për mundësitë e dhëna sa i përket sportit dhe tha se është krenar dhe i privilegjuar që ka përfaqësuar Kolegjin AAB në Garat Pranverore të Sportit si dhe ka dalë fitues i vendit të parë. 

 

Share: