“Një aplikacion i ngjashëm është zhvilluar për njërën nga bankat komerciale në Kosovë, por veçantia e këtij aplikacioni është menaxhimi tejet i lehtë i pikave në hartë, përmes një CMS-je të thjeshtë, pa qenë e domosdoshme që të kemi njohuri në programim”, ka thënë Herolind Bytyqi.
Ai në saje të bashkëpunimit student- profesor, si student i vitit të I në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të AAB-së, në lëndën“Aplikacionet, shërbimet dhe teknologjitë e bazuara në lokacione”, te prof. Ermir Rogova, ka arrit të zhvilloj aplikacionin në fjalë, i cili aplikacion është i ndërtuar në JAVA / SQL/ PHP/ HTML/ CSS, dhe është i ndërtuar për platformën Android.
Herolindi thotë se aplikacioni mund të përdoret në të gjitha pajisjet që përkrahen nga sistemi operativ Android si: smartphone, tablete etj.
Ky aplikacion ka disa funksione: Gjetjen e lokacionit aktual të përdoruesit, shfaqjen e ATM-ve dhe ATM-së më të afërt në hartë të bankës, në momentin që klikohet një pikë ATM-je atëherë aplikacioni të shfaq rrugët e mundshme deri te ATM-ja e zgjedhur si dhe kohën dhe distancën.
“Aplikacioni mund t’ ju hyjë në funksion një numri të madh të kompanive që operojnë në territorin e Kosovës. Si shembull, mund të merren të gjitha bankat, të cilat me këtë aplikacion klientëve të tyre mund t’ju ofrojnë detaje tejet të hollësishme për degët e tyre si dhe ATM-ve të tyre me ç’rast aplikacioni mundëson edhe treguesin e rrugës dhe kohën deri tek ATM-ja më e afërt. Gjithashtu, aplikacioni mund të përdorët edhe nga kompanitë që ofrojnë derivate që pjesëmarrësve të komunikacionit t’ju mundësojë gjetjen e pikave shitëse”, ka thënë Herolindi.
Ai shton se në përgjithësi aplikacioni është i nevojshëm për çdo kompani që e ka biznesin e shtrirë në tërë Kosovën.