Studenti i AAB-së themelues i “Cricket Music”, një prej studiove më të suksesshme muzikore në vend

7 Shtator 2015

Donat Prelvukaj, është student  i viti të dytë në Fakultetin e Komunikimin Masiv, drejtimi Produksion, në AAB, por njëkohësisht ka themeluar dhe e menaxhon studion e produksionit  “CricketMusic”.

Donati për gazetën “STUDENTI” ka thënë: “Kam punuar dhe vazhdoj të punoj me artistë të ndryshëm dhe të njohur në skenën e muzikës shqiptare si Lyrical Son, Capital T, 2po2, ETNON, Majkin, Ghetto Geasy, Fjolla Morina, por edhe me shumë artistë të tjerë të rinj që pritet të dalin në këtë skenë.

Donati, gjithashtu merret edhe me krijimin e videove të ndryshme muzikore, duke praktikuar konkretisht studimet e tij në drejtimin Produksion në AAB.

“Në AAB më së shumti më bëjnë përshtypje afërsia e ligjëruesve dhe lloj-llojshmëria e tyre në kuadrin profesional, ku shumica nga ta janë fytyra publike, nga të cilët kemi dhe vazhdojmë të marrim shumë mësime dhe përvoja të mira në fushën e produksionit dhe mediave”, përfundoi ai.

Studio “Cricket Music”, është studioja ndër më profesionalet muzikore, ku përveç shërbimeve teknike si incizimet, miksimet dhe masterizimet e këngëve, ofron edhe shërbime për pjesën kreative në krijimine këngëve.

 

Share: