Tashmë sukseset e studentëve nga Fakulteti i Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, dihet se kalojnë kufijtë vendor. Agon Dahsyla është vetëm një storie suksesi e radhës, pasi u pranua të vazhdojë tutje studimet në një nga universitetet më të njohura në Finlandë ‘’SAMK’’, në fakultetin Teknik-Inxhineri e Mekatronikës.
Nga 50 studentë që universiteti pranon në vit, Dahsyla nga Kolegji AAB pati fatin që të bëhet pjesë e këtij institucioni. Ai tha se një pjesë të madhe të suksesit padyshim që ia dedikon stafit akademik të Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB.
‘’Jam mirënjohës ndaj stafit akademik, më ofruan vazhdimisht ndihmë pa u kursyer. Fakti që tani jam në këtë universitet tregon qartë angazhimin e madh të tyre, dhe disiplinën me të cilën punohet në Kolegjin AAB’’, tha ndër të tjera Dahsyla.
Fakulteti i Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, me një staf tejet të përkushtuar akademik, ofron studime cilësore për secilin student, që më pas realizojnë planet për karrierë brenda ose jashtë vendit.