Studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike krijon një aplikacion për lexim barkodesh që menaxhon artikujt në depo

5 Korrik 2024

Studenti Veli Prenku, ka diplomuar sot në programin specializues Inxhinieri Softuerike në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ku u vlerësua në maksimum me temën që solli përpara komisionit. Tema përbënte krijimin e një aplikacioni android për lexim barkodesh, me synim menaxhimin efektiv të artikujve të deposë. Ky projekt me mentor profesorin Laurik Helshani, kishte për qëllim zhvillimin e një aplikacioni mobil për pajisjet android, që përdor teknologjinë e barkodeve për njohje dhe raportim të të dhënave.

Teknologjia e barkodeve është një metodë efikase për regjistrimin dhe ruajtjen e informacionit, duke reduktuar gabimet dhe përmirësuar produktivitetin. Veli u përgëzua nga komisioni për punën e tij, e cila ka rezultuar në krijimin e një shërbimi inovativ dhe cilësor, që ndihmon bizneset e shumta për të kontrolluar depotë e tyre.

Përveç suksesit në studime të cilën e përuroj me diplomim, Veli është i punësuar në kompaninë Expert Pro, ku zbaton pjesën teorike që ka zotëruar gjatë tri viteve në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Share: