Kreativiteti dhe vullneti i madh i studentëve të Kolegjit AAB rezulton me ide inovative, të cilat kur vendosen në praktikë shpeshherë lehtësojnë jetërat e njerëzve.
E njëjtë është edhe platforma “Të udhëtojmë bashkë”, e krijuar nga studenti i Inxhinierisë Softuerike në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike Dren Kerolli, e cila ka për qëllim ta bëjë më të lehtë transportin për të gjithë udhëtarët.
Me mentor profesor Engin Melekoglu, Dreni ka arritur që përmes platformës të mundësohet publikimi, rezervimi dhe menaxhimi i udhëtimeve me veturë, tren dhe autobus në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Ai ka zhvilluar modulin për publikimin dhe rezervimin e udhëtimeve me makinë, ka integruar oraret e trenave dhe autobusëve në këtë platformë.
Dreni tashmë ka përfunduar studimet bachelor, ndërsa u shpreh entuziast për realizimin e kësaj platforme, duke shtuar se do të vazhdoj të angazhohet në këtë drejtim për të sjellur ide dhe aplikacione të reja në të ardhmen e afërt.