Në garën prestigjioze NASA – Space Apps Challenge 2015, mbajtur gjatë vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë konkurruar 950 projekte nga 133 shtete pjesëmarrëse, mentori i dizajnit ka qenë studenti i Fakultetit të Dizajnit Grafik të Kolegjit AAB, Visar Spanca. Visarin e takuam pas kthimit të tij nga ShBA.
“Përveç ftesës që kam marrë nga NASA, kam përfituar njohuri të shumta nga ana profesionale për menaxhimin e grupeve dhe në lëmin e dizajnit”, ka thënë ai, duke shtuar se falë njohurive të fituara gjatë studimeve në Kolegjin AAB ka arritur të bëhet mentor i dizajnit të garës në fjalë.
Në mesin e 950 projekteve garuese në NASA – Space Apps Challenge 2015, projekti “Natev Explorer” i studentëve kosovarë fitoi vendin e parë.
Të gjithë garuesit kanë pasur mundësinë të zgjedhin fushat, të ndara në katër kategori si: Gjithësi, Tokë, Robotikë dhe Human.
Nikoqir i garës NASA Space Apps Challenge për Kosovë ka qenë Innovation Centre Kosovo (ICK).