Krahas dhjetëra studentëve të AAB-së të cilët kanë përfunduar një semestër studimor në universitete botërore, listës iu shtua edhe një studente tjetër e Kolegjit AAB.
Bëhet fjalë për studenten e Fakultetit të Komunikimit Masiv në AAB, Agnesa Qorri.
Ajo tregon se ndihet e lumtur që pati mundësi të takoj stafin e mësimdhënësve ndërkombëtar pranë universitetit “NLA University College”. Ajo tutje shtoi se përgatitjet cilësore që i ka marrë në AAB gjatë studimeve po i ndihmojnë që të qaset lehtë në debate e ligjërata më studentë të tjerë.
“Studimet master në Norvegji janë të përafërta me ato që kemi studiuar në Komunikim Masiv në AAB. Si rezultat i përgatitjes së lartë akademike që kemi marrë në AAB nuk kemi pas ndonjë pengesë për t’i vazhduar studimet në njē universitet me standarte evropiane”, tha ajo.
Ajo përfundoi duke thënë se është kënaqësi të përfaqësosh Kolegjin AAB para profesorëve dhe studentëve internacional, të cilët janë mahnitur nga programet, publikimet, arritjet dhe infrastrukturën që posedon Kolegji AAB.