Studentja Hana Kastrati, fitoi bursë të plotë nga Erasmus+ për të ndjekur semestrin veror në Lituani

23 Shkurt 2018

Krahas dhjetëra studentëve të cilët kanë përfunduar një semestër studimor në Lituani, listës iu shtua edhe një studente tjetër e Kolegjit AAB. Fjala është për studenten e vitit të dytë në Fakultetin Ekonomik, Hana Kastrati, e cila është përfituese e bursës që ndahet nga programi Erasmus + International Credit për studentët e Kolegjit AAB.

Kastrati, këtë semestër do ta ndjekë në  Universitetin e Shkencave të Aplikuara Sociale në Lituani. Ajo tha se përzgjedhja e saj në mesin e shumë studentëve të tjerë që kishin aplikuar, është rezultat i punës dhe përkushtimit të përbashkët të saj dhe profesorëve të Kolegjt AAB. 

“Po, jam e përzgjedhur nga Kolegji AAB për të ndjekur një semestër në Universtitetin e Shkencave të Aplikuara Sociale në Lituani. Ndihem mjaft e nderuar dhe me përgjegjësi të madhe që të përfaqësoj denjësisht studentët e Kolegjit AAB. AAB gjithmonë ka dëshmuar cilësi dhe përkushtim ndaj studentëve, kjo na bën të ndihemi me privilegj, puna dhe dija në fund shpërblehen”, ka thënë Hana.

Hana gjithashtu shtoi se është e përgatitur për ta sfiduar veten me studentët e tjerë ndërkombëtarë, krejt kjo falë njohurive dhe praktikave të marra gjatë studimeve në Kolegjin AAB.

“Jam e emocionuar për faktin se do të sfidohem me studentët ndërkombëtarë, por pak ka rëndësi kjo sepse Kolegji AAB na ka ofruar shumë mundësi që t’ i shprehim idetë dhe krijimet tona, kjo do të më ndihmojë shumë duke e pasur parasysh lirinë e shprehjes në vendet e botës.  Gjithashtu pres që kjo eksperiencë të më shërbejë edhe për të qenë më e hapur në komunikim me të tjerët”, tha Hana.

Vlen të theksohet se gjatë këtyre viteve të bashkëpunimit, një numër i madh i studentëve të AAB-së kanë pasur mundësinë që me bursa të plota të mbarojnë një semestër akademik në universitete të njohura të Gjermanisë, Polonisë e Lituanisë.

 

Share: