Haska Prelvukaj Moesman, me një përvojë shumëvjeçare në fushën e arsimit, kishte zgjedhur Kolegjin AAB për zhvillim të mëtutjeshëm profesional, ku diplomoi në Fakultetin e Shkencave Sociale programi Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve.
Bashkëpunimi me mësimdhënësit, kolegët dhe pjesëmarrja në aktivitete profesionale në kolegj, kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë këtij udhëtimi profesional, theksoi Haska. Ajo beson se zhvillimi në fëmijërinë e hershme është faktori kyç i arritjes të suksesshme në të ardhmen, duke e shtyrë atë të hulumtojë më shumë në këtë fushë.
Para se të nisë studimet në Kolegjin AAB, Haska kishte si synim të ndihmonte në zhvillimin e fëmijëve në moshën e hershme duke ndarë përvojën e saj me studentë, edukatorë dhe prindër. Tani paralelisht me punën e saj si edukatore në shkollën International Learning Group (ILG), ajo ka marrë një detyrë të re si Koordinatore e Edukimit.
Ajo shpreh mirënjohje ndaj Kolegjit AAB për kontributin në zhvillim profesional si dhe shkollës ILG për mundësinë dhe besimin e dhënë.