Alumni Talk që organizohet nga Qendra për Karrierë e Kolegjit AAB, këtë herë ka sjellur studenten e Fakultetit të Infermierisë, Ermira Behluli, e cila është punësuar si infermiere. Ermira ndau rrëfimin e saj ku përmendi hapat që ka ndërmarrë pas diplomimit dhe avancimin në karrierë.
Ajo tha se fillimisht ishte angazhuar si asistente e praktikës në Fakultetin e Infermierisë, që e ndihmoi atë në aftësimin profesional, duke përmendur profesorët e këtij fakulteti, që ishin tejet motivues për të dhe studentët tjerë, ndërsa më vonë filloi punën si kryeinfermiere në njërën nga spitalet në Ferizaj.
E pyetur nga studentët se cili është mesazhi i saj për ata që studiojnë infermierinë, Ermira tha se nëse kanë vullnet dhe punojnë në lidhje me këtë profesion që bart përgjegjësi të madhe, atëherë suksesi do jetë i padiskutueshëm.