Forta Morina, studente e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB e zgjedhur si tenistja më e mirë në Kosovë për vitin 2023 në konkurrencën e seniorëve, ka marrë pjesë së fundmi në kampionatin botëror “Billie Jean King Cup” në Vilnius të Lituanisë.
Ajo bashkë me ekipin e Kosovës shënuan dy fitore tejet të rëndësishme ndaj Gjeorgjisë dhe Maltës, ku siguruan qëndrimin në Grupin e II’të Europa/Afria.
Përveç Fortës, në këto gara morën pjesë edhe teniseret Arlinda Rushiti, Adrijana Lekaj dhe Aja Broqi.