Studentja e Programimit në Kolegjin AAB Ediona Ramadani punësohet menjëherë pas diplomimit

2 Korrik 2024

E punësuar si Java Developer dhe trajnere e gjuhës programuese Java në kompaninë MakerMinds, studentja Ediona Ramadani pas diplomimit si programere ka filluar të korr sukseset e para në aspektin profesional.

Ajo është shprehur e gëzuar për realizimin e njërës nga ëndrrat më të rëndësishme siç ishte punësimi, duke i atribuar meritat kryesore Kolegjit AAB, përkatësisht Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Ediona u shpreh se ndihma nga stafi akademik ishte çdoherë e pranishme gjatë studimeve, por edhe në kohën kur ajo ishte punësuar.

Kërkesat e tregut të punës në vend përkojnë çdoherë me kualifikimet që zotërojnë studentët tanë. Andaj ata vazhdojnë të mbesin dëshmia më e qartë për arsimin cilësor dhe perspektivën e garantuar nga institucioni.

Share: