Studentja Marigona Zejnullahu kryen praktikën në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë

13 Nëntor 2019

Marigona Zejnullahu studente e Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, përmes një konkursi të shpallur nga Oda Ekonomike Amerikane në kërkim të studentëve të dalluar, pati mundësinë të jetë pjesë e stafit të kësaj organizate.

Përvoja në Odën Ekonomike Amerikane, me të cilën Kolegji AAB janë partnerë bashkëpunimi, për Marigonën është e veçantë, sepse ajo po merr eksperiencën e duhur ndërkohë që po vazhdon mësimet si studente e dalluar. Ajo vlerëson angazhimin e Kolegjit AAB që krahas përgatitjes akademike studentët i ndihmon edhe në përgatitjen sa më profesionale për tregun e punës.

“Kolegji AAB edhe një herë vërteton se është lider i arsimit në Kosovë dhe se mban gjithmonë në parim interesat e studentëve. Një falënderim i madh për stafin më profesional në rajon të cilët gjithmonë përpiqen t’ u japin mundësi studentëve të tyre. Kolegji AAB është gjithmonë i gatshëm për t’ u ardhur në ndihmë studentëve”, u shpreh Marigona.

Në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës Marigona po ushtron pozitën e asistentes së komunikimit.

Share: